Cakaj mbështet partitë shqiptare në Malin e Zi

Nga Exit News
Cakaj mbështet partitë shqiptare në Malin e Zi

Zëvendës ministri i Jashtëm, Gent Cakaj i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi, të mbështesin listën shqiptare.

Në një postim në Facebook, Cakaj shkruan:

Ju bëjmë thirrje të gjithë bashkëkombasve tanë, vllezërve tanë në Mal të Zi, të dalin masivisht në zgjedhjet e së dielës për ta mbështetur fuqimisht Listën Shqiptare dhe ruajtur projektin euroatlantik të Malit të Zi. Kjo listë nuk lidh për herë të parë vetëm Malësinë e Ulqinin por duhet të bashkojë gjithë shqiptarët pa dallim”

Cakaj sëbashku me ministren e jashtme të Kosovës lëshuan një deklaratë të përbashkët ku theksojnë se këto zgjedhje janë të rëndësishme për të rritur “cilësinë e përfaqësimit të faktorit politik shqiptar në Malin e Zi”.

Më herët kryeministri Rama ka postuar një video në të cilin përkrah Partinë Demokratike Socialiste të Milo Gjukanoviçit. Ndërkohë ai ende nuk ka treguar mbështetje për partitë politike shqiptare.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>