Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ditën e enjte (17 shtator).
Cakaj u takua me shqiptarin e parë që do të shërbejë si Ministër i Jashtëm, Bujar Osmani, dhe diskutoi për organizimin e mbledhjes së ardhshme ndërqeveritare me qëlllim ndërtimin e Rrugës së Arbrit, interkonjeksionin Manastir-Elbasan e menaxhimin e mirë të liqenit të Ohrit, raportoi Agjensia Telegrafike e Lajmeve (ATA).
Ai u takua edhe me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, kryetarin e Lëvizjes “BESA”, Bilal Kasami, kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, si dhe Kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi.