
Erind Mërkuri dhe Artan Spahiu u zgjodhëm ekspertë të shqyrtimit të pretendimeve të deputetëve socialist për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Vendimi u morr sot, 14 maj në mbledhjen e komisonit hetimor parlamentar. 49 deputetë socialistë kërkuan shkarkimin e presidentit për shkelje të detyrimit kushtetues për paanshmëri në procesin zgjedhor.
Komisioni hetimor ka afat 3 javë për shqyrtimin e provave të paraqitura nga deputetët. Ndërkohë, ata kanë caktuar datën 18 maj për seancën dëgjimore me Metën.