
Shefja e ONM-së Genoveva Ruiz Calavera deklaroi sot se Bashkimi Europian është drejt përfundimit të kornizës ligjore, sipas së cilës do të nisin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në një postim në Twitter, Calavera, e cila është dhe drejtoresha për Ballkanin Perëndimor për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, u shpreh:
“[…]ne jemi duke punuar në detajet e fundit të këtyre dokumenteve të rëndësishme që përcaktojnë kornizën në të cilën do të zhvillohen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut në procesin e Integrimit në Bashkimin Europian.”
Dje, Komisioneri për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi theksoi nevojën për të përfunduar sa më parë Reformën Zgjedhore si kusht kryesor për të ecur para me integrimin europian.