Calavera: BE drejt përfundimit të kornizës së hapjes së negociatave me Shqipërinë

Nga Exit News
Calavera: BE drejt përfundimit të kornizës së hapjes së negociatave me Shqipërinë

Shefja e ONM-së Genoveva Ruiz Calavera deklaroi sot se Bashkimi Europian është drejt përfundimit të kornizës ligjore, sipas së cilës do të nisin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një postim në Twitter, Calavera, e cila është dhe drejtoresha për Ballkanin Perëndimor për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, u shpreh:

“[…]ne jemi duke punuar në detajet e fundit të këtyre dokumenteve të rëndësishme që përcaktojnë kornizën në të cilën do të zhvillohen negociatat për  Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut në procesin e Integrimit në Bashkimin Europian.”

Dje, Komisioneri për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi theksoi nevojën për të përfunduar sa më parë Reformën Zgjedhore si kusht kryesor për të ecur para me integrimin europian.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>