Capri, ishulli i parë pa Covid-19

Nga Exit News
Capri, ishulli i parë pa Covid-19

Italia ka vaksinuar të gjithë banorët e ishullit turistik të Capri-t, për të mundësuar rinisjen e turizmit në ishullin e famshëm. Guvernatori i rajonit të Campanias, ku bënë pjesë ishulli, Vincenzo De Luca, njoftoi se vaksinimi kishte përfunduar dhe kjo do ta bëjë ishullin e parë “pa Covid”.

“Ne jemi duke u përgatitur të mirëpresim miliona turistë dhe t’i parandalojmë ata të shkojnë në Spanjë ose Greqi,” tha De Luca në një fjalim të shtunën.

Deri në fund të kësaj jave, të gjithë punëtorët e sektorit të turizmit që jetojnë jashtë ishullit, por punojnë rregullisht atje, do të vaksinohen.

“Është një mesazh shumë i fortë që ne i dërgojmë të gjithë botës – ju mund të vini këtu me siguri totale,” tha ai. “Jo vetëm që ishulli është pa Covid, por për klientët, ne mund të organizojmë një fushatë testimi kundër Covid-19 kur të vijnë dhe kur të largohen.

Që nga 10 maj, mbi 24 milion persona u vaksinuan në Itali, rreth 12% e popullsisë është plotësisht e vaksinuar.

Por sipas buletinit të fundit javor të komisionerit të vaksinave, mbi 13% e italianëve mbi moshën 80 vjeç dhe 31% e moshës mbi 70 vjeç, janë ende duke pritur vaksinën e parë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>