Qendra Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) ka udhëzuar të mos testohen personat të cilët nuk kanë simptoma të Covid-19, edhe pse mund ët kenë qënë në kontakt me një person të infektuar.
Ekspertët e kanë kundërshtuar këtë vendim, duke thënë se gjysma e transmetimeve ndodh në fazën kur simptomat nuk janë të dukshme.
Kjo vjen në një moment kur të gjithë po inkurajojnë më shumë testimë. Madje ekspertët shtojnë se mungesa e testime mund të vonojë trajtimin e pacientëve.
Udhëzimi i mëparshmë i CDC ishte të testohet kushdo që ka qënë në kontakt me një të prekur, pavarësisht nëse ka simptoma ose jo.
Agjensia e konsideronte faktor të rëndësishëm në përhapjen e virusit nga persona asimptomatik.
Udhëzimi i ri thotë se personat që kanë qenë në kontakt me një individ të infektuar – brenda gjashtë metrave dhe për të paktën 15 minuta – ” nuk kanë nevojë domosdoshmërisht për një test ” nëse nuk kanë simptoma. Përjashtohen vetëm personat në rrezik , ose punonjësit e shëndetësisë.
Sipas vlerësimeve të vetë CDC, afërsisht 40 përqind e njerëzve të infektuar me koronavirus mund të mos shfaqin simptoma.
Megjithëse studiuesit janë të pasigurt nëse personat asimptomatikë mund ta transmetojnë koronavirusin, studimet kanë treguar që ata mund ta mbartin në sasi të mëdha virusin, pavarësisht se nuk shfaqin simptoma.
Provat janë më të qarta për njerëzit para-simptomatikë, të cilët e shpërndajnë virusin gjatë fazën kur nuk kanë simptoma.
Arsyet pas ndryshimit të udhëzimit të testimeve janë të paqarta. Në përgjigje të një kërkesë nga The New York Times, një përfaqësues për CDC tha se testimi asimptomatik ende mund të garantohet dhe testimi duhet të “bazohet në rrethanat individuale dhe statusin e përhapjes në komunitet”.
“Ne i rishikuam udhëzimet për të pasqyruar provat aktuale dhe ndërhyrjet më të mira të shëndetit publik”, sqaroi zëdhënësi i CDC-së.