Çdo vit, më tepër studentë shqiptarë zgjedhin universitetet europiane

Çdo vit, më tepër studentë shqiptarë zgjedhin universitetet europiane

Studentët shqiptarë çdo vit e më shumë po zgjedhin të studiojnë jashtë vendit, kryesisht në vendet europiane.

Vetëm në vitin 2018, vendet e Bashkimit Europian ka dhënë 2360 leje qëndrimi të reja për studentët shqiparë. Krahasuar më një vit më parë, kjo shifër është 17 për qind më e lartë. Që prej vitit 2015, kjo shifër ka ardhur duke u rritur gjithnjë e më tepër: në 2015-ën u dhanë 1517 leje të reja qëndrimi, në 2016-ën 1784 leje dhe në 2017-ën u dhanë 2025 leje.

Të dhënat janë bërë publike nga Eurostat.

Nga të dhënat, duket se shteti i preferuar për të studiuar është Gjermania. Në vitin 2018, 781 leje, ose 33 për qind e totalit janë dhënë nga Gjermania. Krahasuar me një vit më parë, numri i studentëve shqiptarë që zgjedhin të studiojnë në Gjermani është rritur me 46 për qind.

Në vend të dytë renditet Italia, me 526 leje ose 22 për qind. Edhe në Itali, krahasuar me një vit më parë, numri i studentëve shqiptarë është rritur me 56 për qind.

Më pas renditen Franca, Mbretësia e Bashkuar, Austria e Holanda.

Nga Europa Lindore, shtetet më të preferuara janë Rumania me 78 leje, dhe Bullgaria me 73 leje për vitin 2018.

Disa nga arsyet kryesore të përmendura nga studentët që shkojnë jashtë për tu arsimuar janë pakënaqësitë me nivelin e universiteteve në vend, mungesës së mundësive për trajnime e praktika, kushteve të këqija të jetesës si student dhe kostove të larta për shërbimin që ofron Shqipëria.

Në dhjetor 2018, për disa javë me radhë, mijëra studentë protestuan në Tiranë dhe rreth për të kërkuar ulje të tarifave, përmirësim të kurrikulave dhe kushteve në konvikte e universitete. Por pas përfundimit të protestave, nuk duket se kërkesat e tyre të kenë nisur të plotësohen.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>