“Nëse të dy vendet do të qëndrojnë në rrugën e plotësimit të reformave, Parisi nuk do të mund të mund të ndalojë për të dytën herë negociatat”.
Kështu u shpreh Johann Wandelphul, numri dy i grupit parlamentar të shumicës CDU/CSU në Bundestagun gjerman.
Ndërsa raportuesi përgjëgjës për Shqipërinë Christian Schmidt pohoi:
“Po-ja e kushtëzuar e Bundestagut në shtator, duke përcaktuar kushtet e qarta, duhet të shërbejë si busull për të marrë miratimin e Francës, Hollandës dhe Danimarkës”.
Wandelphul dhe Schmid reaguan në një deklaratë të përbashkët pas vendimit të Këshillit Evropian për mos hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe maqedoninë e Veriut.
Më poshtë deklaratat e plota.
Johann Wandelphul:
“I bëj thirrje të dyja vendeve që votimin negativ të Parlamentit Europian ta marrin si një shtysë për vazhdimin e reformave të nisura. Nëse do të ndiqen këto do të ulin dyshimet.
Bundestagu do të ndjekë nga afër reformat, për vendimin e saj. Gjermania është për perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor”.
Christian Schmidt:
“Vendimi negativ i Këshilli Europian duher parë në mënyrën e duhur. Rruga e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë drejt BE nuk duhet të bllokohet.
Në BE ka vend për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, nëse përmbushin kriteret. Kjo do të përbëjë procesin e pranimit.
Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i shohin arritjet e tyre – duke filluar që nga ndryshimi i emrit deri te reformat thelbësore në sistemin gjyqësor- dhe të punojnë për deficitet e mbetura.
PO-ja e kushtëzuar e Bundestagut në shtator, duke përcaktuar kushtet e qarta, duhet të shërbejë si busull për të marrë miratimin e Francës , Hollandës dhe Danimarkës.
Nëse BE nuk kujdeset për vendet e Ballkanit Perëndimor, vende të tjera do të shtrijnë ndikimin e tyre. Asnjë nuk e do këtë”.