Marrëveshja CEFTA, e krijuar në vitin 2006, e cila synonte krijimin e një zonë të tregtisë së lirë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka dështuar.
Kështu u shpreh Gentian Elezi, ekspert i politikave publike në qendrën ACIT, gjatë një interviste për emisionin ‘Me pak fjalë’, në Euronews.
“Në rastin e Ballkanit Perëndimor, CEFTA nuk ka dhënë ato rezultate, sepse përqindja që zë tregtia rajonale karahasuar me atë totale ka mbetur e pandryshuar”.
Elezi sqaron arsyet pse ka dështuar marrëveshja:
“Ka disa barriarra që kërkojnë një bashkëpunim më të ngushtë mes vendeve dhe vullnet politik, që CEFTA të japë rezultatet e pritshme”.