
Ilirjan Celibashi, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) I kujtoi partive politike të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputet më 8 mars.
Në një postim në Twitter, të shtunën, Celibashi I bëri thirrje partive të vendosin në lista kandidatë të pastër dhe me integritet.
“Mbeten dhe pak ditë nga data 8 Mars, që është edhe afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet për çdo qark. Inkurajoj partitë politike të zgjedhin kandidatura me integritet dhe që plotësojnë kriteret ligjore për të qenë përfaqësues të shqiptarëve”, shkroi Celibashi.