Ilir Rusmajli dhe Ilirjan Celibashi kanë aplikuar për postin e kryekomisionerit të Komisionit të Ri Qendror Zgjedhor. Lajmi u raportua nga media, ditën e premte (18 shtator).
Rusmalji dhe Celibashi kanë mbuluar më parë poste të rëndësishme në qeveri. Rusmalji ka qënë ministër drejtësie në qeverinë Berisha, ndërsa Celibashi ka qënë kryetar i KQZ-së, ministër shteti, dhe gjyqtar.
Më 18 shtator përfundoi afati për aplikimi për anëtar në strukturat e Komisionit të Ri Qëndror Zgjedhor.
Më 17 shtator, 8 persona aplikuan për të qenë pjesë e KQZ-së së re, ndër to anëtari aktual i KQZ-së Bledar Skënderi, dhe ish-ministrja teknike e PD-së në 2017, Helga Vukaj.
Ndërsa më 16 shtator paraqiten kandidaturën e tyre 25 persona, ndër to emra të njohur si Theodhori Sollaku, Lefteri Lleshaj, Arben Isaraj.