Celibashi fillon detyrën e tij si Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve

Nga Exit News
Celibashi fillon detyrën e tij si Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve

Ilirjan Celibashi ka filluar sot detyrën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve. Në një deklaratë për median ai tha se sfida kryesore e tij është çështja e teknologjisë së informacionit.

“Qoftë veprimtaria ime si Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve por edhe e KQZ do të karakterizohet nga disa parime kryesore si: integriteti, paanësia dhe transparenca. Gjej rastin të inkurajoj median të ketë bashkëpunim të hapur me KQZ dhe me mua si Komisioner Shtetëror. Është në interes të procesit, të shqiptarëve por edhe faktorit politik. Sfida kryesore për ne është çështja e teknologjisë së informacionit”

Celibashi u zgjodh të hënën, 5 tetor si kreu i Komsionit Qendror të Zgjedhjeve për 7 vitet e ardhshme, me 106 vota pro nga shumica socialiste dhe opozita parlamentare.

Celibashi ishte propozim i Partisë Socialiste.

Ilirjan Celibashi ka drejtuar dhe më parë KQZ –në, në periudhën 2001-2006. Në vitin 2013, Celibashi u zgjodh deputet i PS-së dhe më pas u emërua ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>