Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi deklaroi, të premten, se financimi i partive mbetet një problem serioz dhe se Kodi Zgjedhor përcakton rregulla të qarta për këtë çështje.
Në një deklaratë për mediat, Celibashi njoftoi se KQZ do të miratojë në ditët në vijim rregullat për mënyrën dhe kriteret për financimin e partive.
“Financimi i partive është çështje shqetësuese. Kontributet jo-transparente mund të çojë në korruptim. KQZ do miratojë kriteret dhe portal për financimet e paligjshme. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor përcaktojnë rregulla më të qarta për financimin e partive”
Celibashi pohoi se institucionet e tjera duhet të bashkëpunojnë me KQZ-në për këtë çështje, duke theksuar se qytetarët duhet të denoncojnë çdo rast korruptiv.
Financimi i partive politike ka qënë një nga pikat e dakortësuar në marrëveshjen në Këshillin Politik. Në 5 tetor Kuvendi miratoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ku një kre i tij i kushtohet mënyrës dhe kontrollit të financimit të partive politike.