
Kryekomiksioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi kritikoi numëruesit, të cilët largohen nga qendrat e votimit me justifikimin e lodhjes. Ai u shpreh për median, të hënën, gjatë paraqitjes së rezultatit të numërimit elektronik në njësinë numër 10, se:
“Skemat me komisonerë të lodhur, duhet të marrin fund dhe partitë që i bëri këto është diskredituese”.
Ai ju referua pezullimit të votimit në disa KZAZ, me justifikimin e lodhjes së numëruese.
Celibashi sqaroi se rezultatit do të publikohet për 48 orë. Ndërsa, për pjesmarrjen e saktë në votime, ai u shpreh se rezultati do të merret pas numërimit.