Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi, ishte të enjten në Kukës për të demostruar funksionalitetin e Sistemi të Identifikimit Elektronik të votuesve. Për këtë qëllim, është zhvilluar një testim përmes simulimit të procesit të votimit.
Përmes postimeve në rrjetet sociale, Celibashi njoftoi se identifikimi elektronik ishte i thjesht në përdorim dhe i sigurtë.
Në vijim, komenti i plotë:
“Për të prezantuar funksionalitetin e Pajisjes Elektronike të Identifikimit të zgjedhësve, u simulua procesi i votimit.
Sistemi i Identifikimit Elektronik të zgjedhësve që do të përdoret në ditën e votimit është i thjeshtë në përdorim për votuesit dhe i sigurtë.
Sistemi i Identifikimit Elektronik, siguri për një proces zgjedhor të rregullt dhe të ndershëm.”