Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi njoftoi se SPAK dhe 5 prokurori të rretheve kanë depozituar 10 kërkesa pranë KQZ-së për informacion dhe 2 vendime për sekuestrim të materialeve zgjedhore.
Përmes një postimi në Tëitter, Celibashi shkruan se policia e Tiranës ka kërkuar pamje filmike të procesit të numërimit.
“Për zgjedhjet e #25prill2021 në KQZ janë depozituar 10 kërkesa për informacion & 2 vendime për sekuestrime të materialeve zgjedhore nga SPAK & Prokuroria Tiranë, Gjirokastër, Pukë, Vlorë & Elbasan. Pamje filmike të procesit të numërimit janë kërkuar & nga Policia e Tiranës.”
Ai shton se ka prokuroritë kanë nisur hetim për :Falsifikim të materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve, pengimi i subjekteve zgjedhore, Votimi më shumë se një herë/pa u identifikuar, Shkeljen e fshehtësisë së votimit, Korrupsionin aktiv në zgjedhje, kanosje/dhunim të pjesëmarrësve në zgjedhje, marrje ose përdorim të paligjshëm i dokumenteve të identifikimit.
Komisoneri pohoi se pas mbylljes së procesit të shqyrtimit të ankimeve administrative për zgjedhjet, KQZ do të referojë në Prokurori të gjitha rastet e dyshimta të shkeljeve zgjedhore.