Celibashi njofton se SPAK dhe prokuroritë kanë nisur hetim për krimet zgjedhore

Nga Exit News
Celibashi njofton se SPAK dhe prokuroritë kanë nisur hetim për krimet zgjedhore

Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi njoftoi se SPAK dhe 5 prokurori të rretheve kanë depozituar 10 kërkesa pranë KQZ-së  për informacion dhe 2 vendime për sekuestrim të materialeve zgjedhore.

Përmes një postimi në Tëitter, Celibashi shkruan se policia e Tiranës ka kërkuar pamje filmike të procesit të numërimit.

Për zgjedhjet e #25prill2021 në KQZ janë depozituar 10 kërkesa për informacion & 2 vendime për sekuestrime të materialeve zgjedhore nga SPAK & Prokuroria Tiranë, Gjirokastër, Pukë, Vlorë & Elbasan. Pamje filmike të procesit të numërimit janë kërkuar & nga Policia e Tiranës.”

Ai shton se ka prokuroritë kanë nisur hetim për :Falsifikim të materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve, pengimi i subjekteve zgjedhore, Votimi më shumë se një herë/pa u identifikuar, Shkeljen e fshehtësisë së votimit, Korrupsionin aktiv në zgjedhje, kanosje/dhunim të pjesëmarrësve në zgjedhje, marrje ose përdorim të paligjshëm i dokumenteve të identifikimit.

Komisoneri pohoi se pas mbylljes së procesit të shqyrtimit të ankimeve administrative për zgjedhjet, KQZ do të referojë në Prokurori të gjitha rastet e dyshimta të shkeljeve zgjedhore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>