Celibashi tregon dy mënyrat se si mund të votojë diaspora

Nga Exit News
Celibashi tregon dy mënyrat se si mund të votojë diaspora

Dërgimi i fletës së votimit me email ose me postë, këto janë dy mënyrat se si mund të votojnë qytetarët nga diaspora.

Lajmin e bëri të ditur Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi gjatë një konference për gazetarët të enjten.

Ai u shpreh se po shqyrtohen të dyja mënyrat por ende nuk ka një vendim përfundimtar.

Për sa i përket mënyrës së votimit akoma nuk jemi vendosur, sepse do të duhet të dakordësohemi me mënyrat e votimit. Në grupin e punës dhe informalisht janë dy mënyra të cilat po diskutojmë, njëra është ajo që ka të bëjë me shërbimin nëpërmjet postës dhe tjetra ka të bëjë me dërgimin nëpërmjet emalit të fletës së votimit.”

Në lidhje me votimin në ambasadë, Celibashi tha se është i pamundur edhe pse po shqyrtohet si mundësi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>