Çelo Hoxha zgjidhet kreu i ri i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit

Nga Redaksia
Çelo Hoxha zgjidhet kreu i ri i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit

Çelo Hoxha është kreu i ri i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, në vend të Agron Tufës.

Zoti Hoxha u zgjodh në këtë post nga bordi i ISKPK-së, ku nga 7 anëtarë, 5 votuan pro Hoxhës.

Studiuese Çelo Hoxha ka qenë nëndrejtor dhe përgjegjës për arkivën në ISKK.

Ai është autor i studimit shkencor “Krimenelët e Luftës” botuar në vitin 2014, në të cilin listoheshin mbi 260 drejtues të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare dhe Partisë Komuniste, të cilët ngarkoheshin me përgjegjsi për ekzekutimet pa gjyqe, gjatë dhe pas luftës.

Për këtë botim, zoti Hoxha dhe ish-Drejtuesi i ISKK-së, Tufa u sulmuan nga deputetët socialist se “baltoseshin heronjtë e luftës”.

Agron Tufa ka kërkuar azil në Zvicër për veten, gruan dhe pesë fëmijët e tij. Tufa ka marrë disa kërcënime për jetën për shkak të punës së tij që përfshin hetimin, studimin dhe publikimin e informacioneve mbi ekzekutimet jo gjyqësore të kryera nga forcat komuniste.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>