Çështja Beccheti, Vasili apel drejtësisë të hetojë Ramën, Agaçin dhe Veliajn

Nga Exit News
Çështja Beccheti, Vasili apel drejtësisë të hetojë Ramën, Agaçin dhe Veliajn

Petrit Vasili, nënkryetari i LSI-së kërkoi hetimin e kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut Erion Veliaj dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi, për pagesën 120 milione euro ndaj biznesmenit Francesco Beccheti.

“Është qartësuar që Edi Rama shantazhoi dhe paragjykoi dhe çoi falangat e tij të krimit shtetëror kundër biznesmenit, vetëm e vetëm që ti mbyllte gojën. Erion Veliaj e kërcënoi haptas dhe qartë duke i thënë që qeveria do të jetë armiku juaj. Ç’ është ky bastard që guxon të thotë që qeveria do të jetë armiku i një biznesmeni, sepse ky paska zënë me gojë Erion Veliajn dhe e paska kritikuar atë?”, u shpreh për mediat Vasili, të hënën.

Ai  shpreh se “Edi Rama kërkon njerëz pa gojë dhe pa votë, sikurse kërkon që shqiptarët ti zëvendësojë me bangladeshas, të cilët nuk dinë shqip dhe nuk kanë të drejtë të votojnë”.

Vasili i bëri thirrje qytetarëve të votojnë për LSI-në më 25 prill për të dënuar:

“Të tëre maskarenjtë, të tëre bastardët, të tërë grabitqarët e parave të shqiptarëve. Të tërë ata që deshën tu mbyllin gojën atyre, deshën që tu shkatërrojnë institucionin e votës, fuqinë më të madhe të shqiptarëve, të dënohen njëherë e përgjithmonë”. 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>