Prokuroria e Durrësit ka pushuar hetimet për ligjshmërinë e esktradimit të Nezar Seitit, anëtar i bandës së Habilajve në Itali.
Sipas Balkanweb, ky vendim është miratuar dhe nga gjykata e Durrësit. Sipas vendimit për pushimin e hetimeve, veprimet e institucioneve në rastin e esktradimit të Seitit nuk përbënin vepër penale, por vetëm masë disiplinore.
Nesar Seiti, i vetmi anëtar i bandës së Habilajve i arrestuar në Shqipëri, u arrestua më 19 tetor, gjatë një aksioni të policisë në Babicë të Vlorë. Gjatë këtij operacioni u kapën 4,5 tonë kanabis. Pak ditë më parë arrestimit të tij, insititucionet italiane kishin lëshuar urdhër arresti për Seitit, si anëtar i bandës së Habilajve.
Për Seitin nisën dhe hetimet në Shqipëri, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe ndaj tij u mor masa e sigurisë “arrest me 20 ditë burg”.
Më 25 janar 2018, Nezar Seiti u ekstradua në Itali, në shkelje të nenin 419 të Kodit të Procedurës Penale.
Sipas Kodit Penal, ekstradimi lejohet vetëm mbi bazën e një kërkese drejtuar Ministrisë së Drejtësisë. Kjo kërkesë shoqërohet me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, përfshi dhe dokumentin që provon mungesën e hetimeve apo gjykimeve në Shqipëri të personit që do të ekstradohet. Prokuroria ngarkohet që të sigurojë të gjithë dokumentet e nevojshme që vërtetojnë se personi nuk është nën hetim dhe mund të ekstradohet.
Më 26 janar 2018, Kryeprokurorja Arta Marku pranoi se ekstradimi i Seitit është bërë në shkelje të ligjit. Arsyja që ajo ka dhënë për shkeljen e ligjit është: Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë nën varësinë e saj nuk e dinte që një tjetër njesi nën varësinë e Markut, Prokuroria e Krimeve të Rënda, po hetonte Seitin, ndaj kishte autorizuar ekstradimin në emër të Prokurorës së Përkohshme të Përgjithshme.
Aktualisht Seiti ndodhet në Itali, ku gjykata e Katanias i ka lehtësuar dhe masës e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpiak”