Çështja Kosovë-Serbi, Vuçiç: Marrëveshja do të jetë fundi i karrierës time

Çështja Kosovë-Serbi, Vuçiç: Marrëveshja do të jetë fundi i karrierës time

Pavarësisht vendimit përfundimtar që Serbia do të marrë lidhur me zgjidhjen e konfliktit me Kosovën, Presidenti serb Vuçiç shprehet se ai vendim “do të jetë fundi i jetës së tij politike”.

“Serbët të tillë janë: ata kurrë nuk do të më falin mua për të ardhmen e tyre më të mirë dhe paqen. Në Serbi, vetëm humbjet dhe luftërat e mëdha janë mbuluar me lavdi”, deklaroi Aleksandar Vuçiç, më 6 maj në një intervistë me median serbe Kurir.

Sipas tij, populli serb në historinë e tyre respektonte vetëm gjeneralët dhe askënd tjetër. Kjo është arsyeja pse Vuçiç është i sigurt se populli serb nuk do të mirëkuptojë vendimin e tij mbi Kosovën, por shtoi se do të jetë historia ajo do të vlerësojë si këtë vendim ashtu edhe rolin e vetë Vuçiçit si president i Serbisë.

Megjithatë Vuçiç shtoi se nuk është gati të pranojë direktnjohjen e pavarësisë së Kosovës pa ndonjë përfitim për Serbinë.

“Nëse mendoni se jam i gatshëm të them nesër:” Ja një Kosovë e pavarur “, atëherë unë nuk jam gati për këtë.”

Sipas Vuçiç, ai shpreson se zgjidhja e çështjes së Kosovës të arrihet shumë shpejtë, por së pari do të dëshironte të shihte atë që Serbia mund të merrte “në kuptimin territorial dhe në ndonjë kuptim tjetër”.

Aleksandar Vuçiç deklaroi se “normalizimi i plotë i marrëdhënieve me Prishtinën”, ose më mirë, nënshkrimi i një marrëveshjeje ligjërisht detyruese me Kosovën pritet brenda gjashtë muajve.

Megjithatë, Vuçiç vlerësoi situatën e përgjithshme në lidhje me Kosovën si “tmerrësisht të vështirë” për palën serbe dhe “gjashtë muaj” si kohë të pamjaftueshme për një marrëveshje kaq të madhe. Në Serbi ndërkohë, nacionalistët kanë nisur një fushatë kundër nënshkrimit të marrëveshjes së zgjidhjes së konfliktit me Kosovën.

Ditët e fundit Presidenti serb ka zhvilluar takime me Presidentin turk Erdogan dhe atë rus Putin, ku është diskutuar dhe për zgjidhjen e konfliktit me Kosovën, por deri më tani asnjë deklaratë nuk është bërë pas takimeve dy palëshe.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>