
Prokuroria e Krimeve të Rënda po heton shoferin e ish-ministrit të Brendshëm, lidhur më çështjen Tahiri-Habilaj.
Lajmin e bën të ditur Televizioni Top Channel, sipas së cilit shoferit Gentian Ceka po i hetohet pasuria.
Top Channel konfirmon se emri i Gentian Cekës, përveçse është përmendur në prokurori nga Orest Sota si personi që kishte harruar patentat e ish-ministrit në makinën e tij, përmendet dhe në përgjimet telefonike të siguruara nga prokuroria e Katanias.
Dje dosja 1800 faqëshe e Vëllezërve Habilaj, e përkthyer nga italishtja, i është dorëzuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Po dje, një tjetër media njoftoi se Prokuroria ka dyshime të forta se paratë e gjetura në makinën e Orest sotës janë t ëish-ministrit Tahiri dhe se Sota mund të ketë qenë duke ndihmuar ish-ministrin për të fshehur të ardhurat nga aktiviteti kriminal.