
Prokuroria e Krimeve të Rënda apeloi vendimin për “arrest shtëpiak” të ish-ministrit Tahiri, dhënë nga gjykata e shkallës së parë të Krimeve të Rënda.
Sipas prokurorisë, lënia në arrest shtëpie e ish-ministrit të akuzuar për trafikimin e narkotikëve dhe bashkëpunim me grup kriminal, përbën rrezik për shkatërrimin e provave.
Nga ana tjetër, dhe avokati i ish-ministrit Tahiri ka deklaruar se do të apelojë vendimin e gjyqtares Baku për arrest shtëpie si të padrejtë, dhe do të kërkojë gjykim në gjëndje të lirë të Tahirit.
Sigurimi i masës së sigurisë me “arrest shtëpie” për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri u dha më 15 maj.