Çështja Tahiri — qeveria amerikane mbështet prokurorët, distancohet nga qeveria

Çështja Tahiri — qeveria amerikane mbështet prokurorët, distancohet nga qeveria

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Hoyt Lee ka mbështetur qartë prokurorët dhe gjykatën në çështjen Tahiri dhe ka deklaruar se qeveria duhet të japë shembullin e para në luftën kundër krimit dhe korrupsionit për të patur mbështetjen e SHBA-ve.

Yee ka dhënë një intervistë nga Uashingtoni për korrespondentin e Zërit të Amerikës për Prishtiënë Leonat Shehu. Duke folur për cështjen Tahiri, Yee u shpreh:

I pari është se ligji duhet të jetë i zbatueshëm për të gjithë njësoj, askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, askush nuk mund të gëzojë imunitet nga ligji. Mbështesim plotësisht prokurorët dhe gjykatësit, të cilët ndjekin hetimet, dënimet, kudo që ato çojnë, në nivele të larta apo të mëposhtme të administratës. Nuk besojmë se individët duhet të shënjestrohen pse i takojnë një partie politike apo një tjetre, por parimi themelor është se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.

Së dyti, ne mbështesim qeverinë që jep shembullin. Qeveria është ajo e cila duhet të japë shembullin dhe të demonstrojë para qytetarëve se është e përkushtuar të luftojë korrupsionin, qofshin ata qytetarë, zyrtarë qeveritarë, të huaj, shqiptarë… dhe se Shqipëria është serioze në përpjekjet e saj për të luftuar korrupsionin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>