Çështja ‘Toyota Yaris’, gjykata kërkon hetime të mëtejshme

Çështja ‘Toyota Yaris’, gjykata kërkon hetime të mëtejshme

Gjykata e Krimeve të Rënda ka kthyer për hetim dosjen e 3,4 milionë eurove të gjetur në makinë Toyota Yaris, në portin e Durrësit më 24 qershor 2018.

Kërkesa për rikthimin në hetim të çështjes është bërë nga avokatët mbrojtës të të akuzuarve, të cilët pretendojnë se në prokurori kanë ardhur dy letërporosi të reja, nga Belgjika dhe Italia, të cilat nuk janë përkthyer akoma.

Të akuzuar për sjelljen në Shqipëri të 3,4 milionë eurove nga Belgjika janë Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Edi Lika dhe Klevi Lika, ndëkohë që ende në kërkim vëllezërit Alfred e Elvis Vladi.

Pak ditë para se policia të kapte sasinë e parave në portin e Durrësit, kryetari i PD Basha ishte i pari që e bëri publik faktin se një automjet i tipit “Toyota Yaris” po vjen nga Gjermania i ngarkuar me 1,5 milionë euro.

Zoti Basha akuzoi kreu e grupit parlamentar socialist Taulant Balla se kishte garantuar kalimin e parave të drogës së një prej bandave më aktive të Elbasanit.

Për deklaratat e tij, Basha është marrë në pyetje dhe nga prokurorët belgë, pasi për të njëjtën çështje po bëhen hetime dhe në Belgjikë, vendi nga ku u nis makina me para.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>