Kryetari i komisionit hetimor për çështjen CEZ Taulant Balla ka kërkuar që dëshmitari Nuel Kalaj të sillet me forcë për të dëshmuar përpara komisionit. Dëshmitari Kalaj nuk i është përgjigjur kërkesës së Kuvendit për t’u paraqitur në seancën e sotme dëgjimore.
Deputeti Balla ka paraqitur sot në komision transferta bankare disa milionë euro nga kompania CEZ për Zotin Kalaj, të pajustifikuara, si dhe dokumentin e sistemit TIMS për lëvizjet e tij me djalin e ish-Kryeminsitrit Berisha dhe Katriot Ismailajn.
Komisioni hetimor ka kërkuar edhe paraqitjen e drejtorit çek në Shqipëri Josef Hejsek, për të dhënë dëshminë e tij.
Më parë në komision ka dëshmuar Kryeminsitri Edi Rama, ish-Kryeministri Sali Berisha si dhe ministri i Ekonomisë Damian Gjiknuri.