Të premten u zhvillua operacioni kundër trafikut ndërkombëtar të drogës “Shpirti”, në bashkëpunim me institucionet italiane të drejtësisë. Sipas njoftimit për shtyp të Ambasadës italiane në Tiranë, faktet e operacionit janë:
38 persona të arrestuar për akuza të ndryshme si korrupsion, abuzim me detyrën, pastrim parash, trafik ndërkombëtar droge.
Ndër të arrestuarit janë një prokuror, një administrator publik, 3 funksionarë të Policisë dhe dy ish-shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në viitn 2016.
Të arrestuarit i përkasin 4 grupeve kriminale me veprim nga 2014 dhe 2017 të lidhur me gruoet kriminale bareze. Ata kanë trafikaur në Evropë, duke kaluar përmes Puglias, sasi të mëdha droge. Hetimet nisën në maj 2019 deri në qershor 2021.
11 pasuri të paluajtshme të sekuestruara si dhe 4 kompani biznesi. Vlera e tyre arrin në 3 milionë euro.
Operacioni Shpirti është faza e tretë e një operacioni të nisur në 2017. Dy operacionet e para Shefi e Kulmi u bënë përkatësisht në mars 2018 dhe qershor 2020. Në dy operacionet e mëparshme u arrestuan 10 persona.
Në kuadër të hetimeve në vitin 2016 u arrestua në det dy skafistë shqiptarë me një ton drogë, kanabis. Tre korrierë italian, në Bari, me një kamion të mbushur me mbi një mijë kilogramë marjuanë. Dy shqiptarë në një autobuz në Itali me marjuanë dhe me kokainë.
Në vitin 2017-2018 u arrestuan dy skafista shqiptarë me mbi një ton marjuanë, një kallashnikov, dhe një korrier Italian.
Në total, nga të tre operacionet antidrogë u sekuestruan 6 tonë marjuanë, kokainë dhe hashash, me vlerë 55 milionë euro, ose 14 milionë doza.
E reja në këtë operacion është bashkëpunimi i 4 shqiptarëve të penduar të drejtësisë, dëshmitë e të cilëve u morrën në Bari me bashkëpunimin e SPAK.