Cfarë dimë për ISIS Khorasan, që kryeu sulmet kamikaze në aeroportin e Kabulit?

Nga Exit News
Cfarë dimë për ISIS Khorasan, që kryeu sulmet kamikaze në aeroportin e Kabulit?

ISIS Khorasan, i cili mori pwrgjegjwsinw pwr sulmet me bombë të një dite më parë në aeroportin e Kabulit, u formua në fund të vitit 2014 dhe vepron si një degë e ISIS në Afganistan dhe Pakistan. Khorasan është një term historik për një rajon që përfshin Afganistanin e sotëm dhe pjesë të Lindjes së Mesme dhe Azisë Qendrore.

Anëtarët themelues përfshinin militantë që u larguan nga talebanët afganë dhe talebanët pakistanezë.
Në një video të vitit 2015, udhëheqësi i grupit në atë kohë, Hafiz Saeed Khan dhe komandantë të tjerë të lartë u zotuan për besnikërinë e tyre ndaj Abu Bakr al-Bagdadi, atëherë udhëheqës i Shtetit Islamik, dhe u deklaruan si administratorë të një territori të ri të ISIS në Afganistan.

Khan u vra në vitin 2016 gjatë një sulmi me dron amerikan. Bagdadi vdiq në vitin 2019 pasi vuri një jelek shpërthyes gjatë një sulmi nga forcat amerikane.

Grupi ISIS-K ka marrëdhënie armiqësore me talebanët, të cilët tashmë kontrollojnë Afganistanin, pasi i konsiderojnë rival.

Shumë militantë talebanë u larguan për t’u bashkuar me ISIS dhe grupet luftojnë për burime dhe territor, por edhe për shkak të interpretimit të shkrimeve të shenjta.

Në fakt, në momentin që talebanët hynë në bisedime me SHBA-të vitin e shkuar, anëtarët me ekstremist të grupit dezertuan për nga ISIS-K-

LEXO  Zoti Veliaj dhe Forumi Ekonomik i Sri Lankës - Exit Shpjegon

Talibanët dënuan shpërthimet jashtë aeroportit të enjten, duke deklaruar se ishte SHBA-ja që kontrollonte zonën ku ato ndodhën.

ISIS-K ka kryer qindra sulme vitet e fundit në Afganistan dhe konsiderohet kërcënim serioz për shkak të natyrës radikale.

Në fjalimin e djeshëm, pas sulmeve kamikaze që lanë 12 ushtar amerikan të vdekur, presidenti amerikan Biden premtoi se do të kundërpërgjigjej dhe se do të gjurmonte përgjegjësit me çdo çmim.

 

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme