Çfarë dimë deri tani nga sulmi terrorist në Kabul

Nga Exit News
Çfarë dimë deri tani nga sulmi terrorist në Kabul

Dy sulme vetëvrasëse me bomba kanë goditur popullsinë civile në Kabul teksa ata përpiqen të largohen nga Afganistani përmes aeroportit.

Talibanët thonë se të paktën 13 persona janë vranë, ndërsa pamje filmike vendi i ngjarjes që tregojnë grumbuj trupash të gjaksur e të shtrirë në rrugë.

Mes viktimave ka gra edhe fëmijë.

Sulmet shënjestruan zonën e Abbey Gate ku trupat amerikane janë të vendosur duke ndihmuar në evakuuimin e qytetarëve të huaj dhe afganë.

Katër marinsa amerikanë u vranë në sulm, raportojnë mediat amerikane.

Shpërthimet erdhën disa orë pas paralajmërimeve se një sulm nga një grup islamik mund të jetë i pashmangshëm.

Grupi që akuzohet përgjegjës për sulmet është ISIS-K, një degë e ISIS i cili është në konflikt edhe me talebanët.

Kryeministri britanik Boris Johnson ka thënë se do të vazhdojnë me evakuimet pas një takimi urgjent me këshilltarët e sigurisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>