Çfarë dimë për projektin e stadiumit të ri Arena Kombëtare – Exit Shpjegon

Çfarë dimë për projektin e stadiumit të ri Arena Kombëtare – Exit Shpjegon

Stadiumi aktual Qemal Stafa dhe toka e tij është në pronësi të kompanisë “Qendra Sportive Kuq e Zi sha” (QSKZ), kompani e përbashkët mes Federatës Shqiptare të Futbollit (75 për qind) dhe qeverisë (25 për qind), e cila ka organizuar edhe proçedurat e zhvillimit dhe tenderimit për ndërtimin e ri.

Stadiumi i ri, i emërtuar Arena Kombëtare, do të ndërtohet si bashkëpunim publik-privat: një kompani private do të ndërtojë me financimin e saj stadiumin, dhe si shpërblim asaj do t’i jepet në pronësi e gjithë pjesa tregtare (restorante, kafe, etj.) e stadiumit dhe një kullë e lartë në cep të stadiumit për çfarëdolloj përdorimi që ajo dëshiron.

Tenderi ndërkombëtar për “projektimin, prishjen, financimin dhe ndërtimin” e stadiumit të ri u zhvillua në 29 shkurt 2016. Në të paraqiti ofertë vetëm një kompani e cila u shpall fituese—kompania fierake Alb-Star shpk.

Projekti i propozuar nga Alb-star shpk është hartuar nga arkitekti italian Marco Casamonti.

Sipas Kryeministrit, investimi do të jetë 50 milionë euro. Nuk është e qartë nëse kjo shifër përfshin vetëm pjesën e stadiumit apo edhe kullën private në pronësi të Alb- Star.

Nuk është e qartë nëse ndërtuesi do të bëje edhe investimin në aparatura, pajise dhe infrastrukturën e nevojshme për funksionimin e stadiumit apo vetëm të pjesës së ndërtimit.

Mbas përfundimit, Federata Shqiptare e Futbollit, përmes QSKZ-së, do të ketë në pronësi vetëm fushën e futbollit dhe rreth 4 mijë metra katrorë për zyra.

Të gjitha hapësirat e tjera të stadiumit, përfshi gjithë mjediset që mbeten në trupin e stadiumit dhe kulla, e cila nga disa burime raportohet 25-30 kate e lartë, do të jenë në pronësi të kompanisë Alb – Star shpk.

Stadiumi nuk do të ketë pistë atletike apo për ndonjë sport tjetër, por vetëm infrastrukturën për futbollin. Kjo do të thotë që Tirana do të jetë i vetmi kryeqytet në botë pa asnjë pistë dhe infrastrukturë atletike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>