Çfarë do të përfitojnë naftëtarët nga marrëveshja me Ramën?

Nga Exit News
Çfarë do të përfitojnë naftëtarët nga marrëveshja me Ramën?

Kreu i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj deklaroi të martën se nga marrëveshja me qeverinë Rama, naftëtarët do të përfitojnë një rrogë të vetme dhe mund të përfitojnë asistencën sociale që nga janari 2020 e deri më sot.

Duke folur për median, pas mbledhjes së naftëtarëve, Dautaj tha:

“Ne kërkuam asistencë nga janari dhe deri më sot. Është ofruar kjo si mundësi nga Rama. Dhe paga mujore, deri në rifillim të punës. S’është bërë konkrete shifra se sa do jetë. Shpresojmë të pranohet nga naftëtarët. S’duam një pagë lëmoshë.”

Po ashtu, Dautaj tha se Rama i ka premtuar dhe gjetjen e një kompanie serioze që nuk do t’i hedhë më në rrugë:

“Rama na ka premtuar se ka kontakte për rifillim pune. Shpresojmë të bëhet një orë e më parë. Kemi pranuar dhe diçka tjeetër. Do kërkojmë garanci që të mos vijë një kompani që të na flakë përsëri në rrugë. Urojmë që rama ta mbajë fjalën sepse smbahen familjet e naftëtarëve me premtime boshe.”

Nga marrëveshja me kryeministrin Rama pritet të marrin një pagë, ende të papërcaktuar, rreth 720 naftëtarë. Ndërsa për pagat e prapambetura për 505 naftëtarë, të fituara me gjyq ndaj kompanisë ARMO, naftëtarët do të vijojnë betejën ligjore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>