Të paktën 29 vende në botë, kryesisht në Azi dhe në Lindjen e Mesme po përdorin vaksinat kineze kundër koronavirusit. Sipas Associated Press, Kina po planifikon të furnizojë me vaksina edhe 45 vende të tjera.
Kina deri më tani ka qënë vendi i parë për numrin e vaksinave të prodhuara, 4 vaksina janë miratuar dhe 8 të tjera janë në fazën e tretë të testimeve.
Por, pavarësisht miratimit, kompanitë prodhuese nuk kanë publikuar të dhënat e testimeve dhe ato nuk janë rishikuar nga një grup shkencëtarësh të pavarur, duke ngritur dyshim se mund të jenë më pak efektive se sa vaksinat e prodhuara në perëndim.
Në Bashkimin Evropian, Polonia dhe Hungaria po vaksinojnë në masë popullsinë me vaksinat kineze. Madje, Viktor Orban u vaksinua vetë si shenjë mbështetje për vaksinën kineze. Në Hungari rreth 32% e popullsisë u vaksinuan me vaksinat kineze, ndërsa 3% me vaksinat ruse. Ato po e përdorin vaksinën pa miratimin e Agjensisë Evropiane të Shëndetit (EMA).
Çfarë vaksinash ka prodhuar Kina:
Tri vaksinat më të avancuara të prodhuara me virus të vdekur janë: CoronaVac, e prodhuar nga kompania Sinovac — me të cilën po vaksinohen moshat mbi 70 vjeç në Shqipëri; dy të tjera janë prodhuar nga kompania shtetërore Sinopharm, një është prodhuar në laboratorin e Vuhanit dhe një në laboratorin e Pekinit.
CanSino, vaksinën monodozë e prodhuar me teknikën RNA, njësoj si Johnson & Johnson, Oxford/AstraZeneca dhe Sputnik — me të cilën u vaksinua ushtria kineze.
Cilat janë anët positive dhe negative të vaksinave të prodhuara?
Teknika e prodhimit të vaksinave nga virusi i vdekur u zhvillua nga Louis Pasteur në 1904. Kjo teknikë përdoret për prodhimin e vaksinës së poliomelitit dhe gripit. Kjo lloj teknike është e sigurtë dhe efektive, sipas të dhënave.
Shkencëtarët mendojnë se vaksinat e koronavirusit të prodhuara me virus të vdekur mund të prodhojnë më shumë mbrojtje dhe të parandalojnë transmetimin.
Të njëjtën teknologji të përdorur nga Sinopharm po e përdor edhe vaksina e prodhuar nga kompania francize Valneva.
Vaksina CanSino përdori teknikën e vektorit viral. Kjo teknikë bazohet në krijimin e një vektori që përmban materialin gjenetik dhe prodhon një pjesë të vogël të proteinës së membranës së virusit.
Çfarë tregojnë të dhënat?
Kina filloi vaksinimin e popullsisë verën e 2020-ës mbi punonjësit e shëndetësisë përpara miratimit të fazës së tretë të testimit. Që prej atëherë dhetar milionë kinezë janë vaksinuar.
Mbajtja sekret e të dhënave të vaksianve nga Kina ka ngritur dyshimin se këto. Gjithashtu, dyshimet u bënë më të forta, kur Kina ndaloi Brazilin të publikoi të dhënat e vaksinës Sinovac.
Megjithatë në fund të 2020, kompanitë nisën të publikojnë të dhënat e tyre.
Vaksina e Sinovac sipas të dhënave të Turqisë dhe të Brazilit, në fund të 2020 ofron mbrojtje deri në 51% përqind ndër mjekët që kurojnë koronavirusin.
Ndersa nga studimi i kryer në mars të 2021, autoritetet turke raportuan se vaksina është 83.5 përqind efektive, bazuar në një raport final mbi testimin e vaksinës në 7 000 pjesmarrës të moshës nën 59 vjeç.
Efekti i mbrojtjes së vaksinës ndaj mutacioneve të reja ende nuk është vlerësuar. Javën e kaluar rezultatet treguan se ajo nuk është efektive ndaj mutacionit brazilian.
Vaksina Beijing/Sinopharm e miratuar në fund të dhjetorit ka treguar se mbron 86% në fazën e tretë të testimit në Emiratet e Bashkuara dhe 79% në Kinë.
Vaksina Vuhan/Sinopharm sipas studimeve ofron 72.5 % mbrojtje, sipas insititucioneve kineze.
Vaksina, CanSino, me vector viral e miratuar për përdorim në qershor 2020 tek ushtria kineze ofron 685 mbrojtje.
Cilat vende po e përdorin vaksinën?
Të paktën 25 vende po përdorin vaksiant kineze. Ndër to:
14 vende — përfshirë Bahrainin, Kamboxha, Egjiptin, Hungarin, Jordanin, Makaon, Marokun, Pakistanin, Perun, Senegalin, Serbinë, Seychelles, Emiratete e Bashkuara, dhe Zimbabue — po përdorin vaksinën Beijing/Sinopharm.
11 vende — Brazili, Kili, Guatemala, Hong Kongu, Indonezia, Malajzia, Qipro Veriore, Filipinët,, Tajlanda, Tuqia dhe Uruguai— po përdorin Sinovac.
Deri më tani vetëm Kina dhe Emiratet e Bashkuara po vaksinohen me vaksinën Vuhan/Sinopharm.
Ndërsa vaksina CanSino po përdoret vetëm në Kinë.
Perëndimi e ka akuzuar Kinën se po përdor vaksinën si një mjet propagande për të krijuar lidhje politike me qeveritë e vendeve të tjera.
Gjithashtu, vendet e BE-së kanë ngritur dyshimet e tyre sepse Kina me 4 vaksina të miratuara dhe të prodhuara në vend ka vaksinuar vetëm 4% të popullsisë dhe planifikon të vaksinojë 40% të popullsisë në mes të 2021. Vaksinat në Kinë po shiten. Çmimi i tyre është 26 dollarë për dozë.
Artikulli u botuan në Politico.eu/ Përktheu dhe përshtati Exit News