Muslimanët kudo në botë festojnë sot festën e Kurban Bajramit, e njohur si Festa e Sakrificës. Kjo festë disaditore është një nga dy festat më të rëndësishme të Islamit.
Kjo ditë shënon vullnetin e Ibrahimit (Abrahamit në Bibël) për të sakrifikuar djalin e tij, sipas urdhrave të Zotit. Muslimanët e shënojnë këtë ditë duke bërë kurban një dele ose nje dhi. Mishi ndahet mes pjesëtarëve të familjes, mes miqve dhe i dhurohet të varfërve.
Kurban Bajrami festohet pas kryerjes së Haxhit, pelegrinazhit të përvitshëm në Mekë.
Arabia Saudite ka njoftuar se këtë vit në pelegrinazhin në Mekë kanë ardhur më shumë se 2,3 milionë pelegrinë, pjesa më e madhe e tyre nga vende jashtë Arabisë Saudite.
Pelegrinazhi në Mekë është një detyrim për besimtarët myslimanë, i cili duhet të bëhet një herë në jetë nga të gjithë myslimanët që mund ta përballojnë udhëtimin.
Pelegrinët shkojnë në Malin Arafat ditën e enjte për të shlyer mëkatet e tyre, dhe më pas zbresin në Muzdalifa për t’u përgatitur për fazën përfundimtare të pelegrinazhit vjetor.
Pelegrinët, të veshur me rroba të bardha. e kalojnë natën e fundit në një vend kampimi në kodrën ku Islami pohon se Allahu e provoi besimin e Ibrahamit duke e urdhëruar atë të sakrifikonte djalin e tij, Ismailin, dhe ku Profeti Muhamed dha predikimin e tij të fundit.