Çfarë është gazsjellësi Adriatiko-Jonian?

Çfarë është gazsjellësi Adriatiko-Jonian?

Sot në Tiranë u zhvillua një takim mes ambasadorësh, ministrash dhe donator lidhur me projektin e ndërtimit të Gazsjellësit Jonian-Adriatik (IAP), një zgjatim i gazsjellësit TransAtlantik (TAP).

Gazsjellësi Jonian-Adriatik do të ketë një gjatësi prej 511 kilometrash dhe në total parashikohe të kushtojë rreth 618 milionë euro.

Gazsjellësi do të nisë në Shqipëri, do të vazhdojë në Mal të Zi dhe Bosnje, e më pas do të përfundojë në Kroaci ku do të bashkohet me sistemin e transmetimit ekzistues kroat.

Në Shqipëri dhe Mal të Zi gjatësia e gazsjellësit do të jetë 162 kilometra me një investim prej 288 milionë eurosh.

Në Shqipëri gazsjellësi do të shtrihet nga Fieri drejt Tiranës, e do të vazhdojë deri në Shkodër pranë kufirit me Malin e Zi.

Vendet dhe kompanitë e përfshira në këtë projekt  (kompania kroate “Plinacro”, “BH-GAS” dhe “Geoplin Plinovodi”) kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi së bashku me përfaqësues të TAP.

Gazsjellësi Jonian-Adriatik do të transportojë gaz nga Azerbajxhani në vendet e Europës Juglindore. Kapaciteti vjetor i tij parashikohet të jetë 5 miliardë metër kub gaz.

Puna për ndërtimin e gazsjellësit IAP po sinkronizohet me atë të gazsjellësit TAP, por ende nuk ka një datë se kur do të nisin punimet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>