Çfarë eshtë grupi terrorist ISIS-K?

Nga Exit News
Çfarë eshtë grupi terrorist ISIS-K?

Grupi terrorist ISIS-K ishte përgjegjës për dy shpërthimet në aeroportin e Kabulit, ku humbën jetën 85 persona, nder to edhe 13 marinsa amerikanë. “Ne nuk do të harrojmë,” tha presidenti Biden nga Shtëpia e Bardhë. “Ne do t’ju sulmojmë dhe ju do ta paguani”, shtoi ai.

Çfarë dihet deri tani për grupin terroristë ISIS-K?

Grupi, i njohur me emrin Provinca Khorasan e Shtetit Islamik, ISIS-K ose ISIS-KP, është një degë afgane e ISIS.

ISIS-K u themelua në vitin 2015 nga talebanët pakistanezë të pakënaqur. Ai është një grup më i vogël, më i ri dhe përfshin një version më ekstrem të Islamit sesa talibanët.

ISIS-K shpërfill kufijtë ndërkombëtarë, sipas një raporti nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, “dhe parashikon që territori i saj të kapërcejë shtetet kombëtare si Afganistani dhe Pakistani”, shkruhet në raport.

Emri Khorasan përkthehet në “Toka e Diellit”. Sipas Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, Khorasan i referohet një rajoni historik që përfshin pjesë të Iranit, Afganistanit dhe Pakistanit.

Cilat janë rrënjët e saj?

Organizatat e panumërta terroriste që kanë luftuar kundër forcave dhe aleatëve amerikanë janë të ndërlidhura, të përafruara dhe në konkurrencë me njëra -tjetrën për epërsi.

Sulmet terroriste që vranë gati 3,000 njerëz në SHBA më 11 shtator 2001, u orkestruan nga Al Kaeda, grupi terrorist i udhëhequr në atë kohë nga Osama Bin Laden.

Në përgjigje të atyre sulmeve, forcat amerikane pushtuan Afganistanin, duke dëbuar qeverinë talebane që mbronte Bin Ladenin, dhe pastaj Irakun.

Pas pushtimit amerikan të Irakut në 2003, një degë e Al Kaedës u shkëput dhe krijoi një të ashtuquajtur kalifat, një teokraci islamike, në pjesë të mëdha të Irakut dhe Sirisë. Në kulmin e tij, territori i qeverisur ishte i madh sa Britania.

Ky fraksion i shkëputur, i quajtur Shteti Islamik, ose ISIS, ishte më ndërveprues me mediat sociale sesa Al Kaeda.

ISIS gjithashtu i bëri thirrje një brezi të ri luftëtarësh, pjesërisht duke premtuar lavdi dhe shpërblime të menjëhershme për ata që janë të gatshëm të luftojnë armiqtë e tij.

Në vitin 2015, ISIS njoftoi se po zgjerohej në rajonin e Khorasan.

Cilët janë armiqtë e saj?

Ashtu si grupet e tjera terroriste, ISIS-K ka vënë në shënjestër forcat amerikane, aleatët e tyre dhe civilët. Por ndryshe nga të tjerët, ISIS-K luftoi hapur me organizata të tjera ekstremiste islamike, si talebanët.

Në fakt, në mesin e atyre që u vranë në sulmin në aeroportin në Kabul këtë javë ishin të paktën 28 luftëtarë talebanë, raportoi Reuters.

ISIS-K ka qenë kundër talebanëve dhe të dy grupet kanë luftuar mes tyre për terren, veçanërisht në Afganistanin lindor.

Që nga viti 2017, thonë ekspertët, ISIS-K ka qenë përgjegjës për afro 250 përplasje me forcat e sigurisë amerikane, afgane dhe pakistaneze.

Kohët e fundit, udhëheqësit e ISIS-K kanë kundërshtuar marrjen e Afganistanit nga talebanët, duke thënë se islami i predikuar nga ta nuk ishte mjaftueshëm i rreptë.

 

Artikulli u publikua në The New York Times/Përktheu Exit News

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>