Disa ditë më parë, Ministria e Drejtësisë njoftoi nisjen e regjitmit 41-bis në burgjet shqiptare, që do të thotë se të burgorsit me rrezikshmëri të lartë apo që thyejnë rregullat gjatë paraburgosjes ose burgosjes mund të marrin një trajtim më të ashpër e të rëndë përmes këtij regjimi.
Deri më tani i janë nënshtruar këtij regjimi Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Zela dhe Endrit Qyqja, të gjithë anëtarë të bandës së Shullazit, dhe Arbjon Aliko dhe Genci Balla.
Ky regjim i posaçëm ka për qëllim parandalimin e krimeve si shmangien e kontakteve të këtyre të dënuarve me organizata kriminale
Regjimi kufizon disa të drejta të burgosurit apo paraburgosurit si më poshtë:
- Lejohet takimi vetëm me familjarët (paralindurit, të paslindurit, bashkëshortët dhe bashkëjetuesit) dhe takimi do të bëhet në ambjente të përcaktuara. Për të burgosurit jashtë këtij regjimi lejohet takimi dhe me persona të tjerë.
- Në rast se i burgosuri nuk kryen takime me familjarët, ka të drejtë të ketë bisedë telefonike deri në 10 minuta një herë në muaj. Për të burgosurit e tjerë lejohet të kenë bisedë telefonike deri në 8 herë në muaj pa një kohëzgjatje të përcaktuar.
- Ndalohet përdorimi i sendeve apo parave që i burgosuri mund të marrë nga jashtë.
- Reduktimi i qëndrimit në ajrim deri në 2 orë. Të burgosurit e tjerë e kanë të paktën dy orë ose më shumë kohën e ajrimit.
- Ndalohen të marrin pjesë në sindikatat apo organe të tjera përfaqësuesish për të burgosurit. Të burgosurit e tjerë kanë të drejtë të organizojnë dhe marrin pjesë në organizata.
Ky regjimi zgjatet deri në 1 vit dhe vendoset nga Ministri i Drejtësisë. I burgosuri mund ta kundërshtojë atë në Gjykatën e Posaçme.