Çfarë mësuam nga fjalimi i Ramës

Nga Exit News
Çfarë mësuam nga fjalimi i Ramës

Pavarësisht toneve pa energji dhe një figure të trishtuar, Edi Rama ka mbajtur të martën një fjalim me përmbajtje. Fjalimi i tij, përpara kryesisë së PS-së, në Elbasan, ishte i përgatitur dhe i llogaritur në çdo gjë që ka thënë.

Le t’i marrim me radhë çfarë kuptuam nga fjalimi i Ramës:

1. Kofirmoi që do të kandidojë vetë për një mandate të tretë si kryeministër. Duke shuar çdo zë se mund të nxjerrë dikë tetër, apo është i lodhur dhe nuk do të qeverisë.

2. Rama ka vendosur që të hapë Partinë Socialiste për kandidatë për deputetë jashtë partisë.

Rama ka theksuar rëndësinë e madhe që ka elektorati gri sot dhe ka pasur në fitoret e PS-së, duke thënë se kjo votë është dhjetë fish sa vota militante, dhe për këtë arsye ai është shprehur se ky elektorat duhet të perfaqësohet në PS duke patur kandidatë jo anëtarë të PS-së për deputet.

“Kemi marrë 10 herë më shumë vota se sa anëtarësia. Kush na zgjedh ka të drejtën të shpreh gadishmërinë nëse ka dëshirë të jetë pjesë e ekipit tonë. Nuk e tregojmë kush ka aplikuar, mund të kandidojnë pa u bërë publik, dhe të vlerësohen nga anëtarësia”.

3. Ai ka vendosur që anëtarët e partisë të japin votëbesimin për deputetët, pa dhënë detaje se si do të bëhet kjo në praktikë, duke theksuar se do të përfshirë votim me disa raunde.

LEXO  Vazhdon shkëmbimi Rama-naftëtarë: Nuk pranoj ultimatume

“Ne nuk jemi parti e mbyllur. Kandidatët për deputet do të votohen online nga anëtarët e partisë”.

4. Asnjë nga figurat e konsideruara teknike apo të jashtme partiake të sjella në qeverisje nuk ka mundur të promovohet në figurë të rëndësishme partiake.

Të gjithë drejtuesit politikë të Partisë Socialiste janë nga njerëzit e hershmë të Ramës që nga vitit 2009. As Balluku, Shahini, Margariti, Cakaj, Lleshaj, Denaj, Manastirliu nuk është promovuar dot në nivelin e drejtuesve partiakë: për këtë ai ka vendosur në gardën e vjetër të viteve 2005-2009, të cilët erdhën në PS prej Ramës por ai i integroi edhe në drejtimet e larta partiake.

5. Ka konfirmuar si drejtues të organizimit të partisë nëpër rrethe figurat e vjetra të Partisë, të njejtët që kanë qenë 2018. Të vetmit që janë hequr janë Blerina Gjylameti prë Tiranën, Blendi Klosi për Beratin, Kodheli për Kukësin dhe Ditmir Bushati për Shkodrën.

6. Ka kuptuar se celësi i suksesit do të jetë tërheqja e elektoratit gri.

“Kur rashë dakord për lhapjen listave, që i jep mundësi popullit të zgjedhë, kam pasur mendimin se kooperativa politike nuk na e mundëson prodhimin e energjive të jashtëzakonshme.”

Lajme te ngjashme