Gjatë ditëve të fundit, Kryeministri Rama ka përsëritur në mënyrë të vazhdueshme se PS duhet të fitojë të paktën 71 mandate dhe të qeverisë e vetme. Pyetja është se sa janë gjasat që ai ta arrijë këtë numër “magjik”.
Në tabelën e mëposhtme jepen numrat e mandateve të partive kryesore në kuvend që prej zgjedhjeve të vitit 2001.
Rasti i vetëm kur Partia Socialiste (PS), apo ndonjë parti tjetër në 16 vitet e fundit, arriti të fitonte e vetme një shumicë parlamentare prej më shumë se 71 mandatesh ishte në zgjedhjet e vitit 2001, kur me 41,44 për qind të votave në total, PS arriti të fitojë 73 mandate.
Një ndryshim i madh mund të shihet mes zgjedhjeve të 2005-ës dhe 2009-ës, për shkak të reformës kushtetuese të vitit 2008, ndryshime të cilat përfshinë dhe zbatimin për herë të parë të sistemit proporcional rajonal me lista të mbyllura, ku morën avantazh koalicionet dhe u dëmtuan partitë e vogla.
Në zgjedhjet e vitit 2009, koalicioni i djathtë i udhëhequr nga PD nuk arriti të fitonte 71 mandate, dhe formoi koalicon me LSI-në për të qeverisur.
E njëjta gjë ndodhi në vitin 2013 kur PS fitoi 66 mandate me 41,36 për qind të votave. Ashtu si PD më parë, edhe PS së bashku me LSI formuan qeverinë.
Dallimi më i madh mes zgjedhjeve të 20013-ës dhe 2017-ës është mungesa e koalicioneve parazgjedhore, një kusht që ishte pjesë e marrëveshjes McAllister +. Siç Exit ka shkuar më parë, mungesa e koalicioneve parazgjedhor favorizon partitë e mëdha, që do të thotë se rezultati i PS-së prej 41.36 për qindësh nga 2013 do të përkthehej në 72 mandate.
Sondazhi i fundit (dhe i vetëm deri më tani) i IPR Marketing në bashkëpunim me Ora News tregon se PS mund të arr51ë në 43 ± 2.5 për qind të votave, që teorikisht ofron mundësinë për të arritur një shumicë prej 71 mandatesh në kuvendin e ardhshëm.