Çfarë paraqiti Kurti në takimin me Vuçiç

Nga Exit News
Çfarë paraqiti Kurti në takimin me Vuçiç

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u paraqit në takimin me Vuçiç me tre libra, një marrëveshje paqeje me 6 nene dhe 11 kërkesa për heqjen e barrierave tregëtare nga Serbia ndaj Kosovës.

Kurti ka zbuluar në Facebook, se i ka dhuruar presidentit serb dhe shefit të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell tre libra:

Rrëfime të grave të përdhunuara në Kosovë gjatë luftës, listën e 1.133 fëmijëve të vrarë prej të cilëve 109 janë ende të pagjetur, dhe librin “Muhaxhirët – Dosja Britanike” për dëbimin e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit.

Marrëveshja për Paqe mes dy vendeve ishte e shkruar anglisht dhe përmbante 6 nene që garantonin që vendet të mo sulmonin njëri – tjetrin, të respektonin kufijtë dhe pakicat respektive si dhe të zgjidhnin çdo mosmarrëveshje në mënyrë paqësore pa përdorimin e forcës. Në nenin e pestë vendet zotoheshin të mos pengonin njëra tjetrën në procesin e integrimit europian pavarësisht se në çfarë faze ndodheshin.

Në asnjë pikë të marrëveshjes nuk shkruhej që Serbia të njohë Kosovën megjithëse neni dy për respektimin e kufijve do të kërkonte përcaktimin e tyre dhe rrjedhimisht njohjen mes dy vendeve.

Sa i përket kërkesave për barrierat ekonomike, Kosova kërkon tregëti të lirë me Serbinë dhe heqjen e kërkesave shtesë nga autoritetet serbe për mallrat kosovare siç janë vula doganore, kodet bar, dokumentacion shtesë.

Kosova ka kërkuar njohjen e certifikatave të produkteve farmaceutike si dhe akses të plotë të firmave kosovare që dëshirojnë të rieksportojnë në Serbi mallrat e tyre të importuara nga vendet e treta.

Një tjetër pikë është mos pengesa që firmat kosovare që të marrin pjesë në tenderë publik brenda Serbisë.

Presidenti Vuçiç refuzoi të merrte tre librat, të nënshkruante marrëveshjen dhe të binte dakord për ndonjë nga pikat për heqjen e barrierave tregëtare.

Ai gjithashstu refuzoi që dy vendet të dilnin me një deklaratë të përbashkët nga ky takim pasi nuk pranoi futjen në tekst të togfjalëshit “ballafaqimi me të kaluarën”, pavarësith se kjo u pranua nga Borrell.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>