Marrëveshja e arritur të enjten mes Bashkimit Europian dhe Mbretërisë së Bashkuar do të rregullojë mënyrën se si do të funksionojë tregtia mes tyre nga 1 janari 2021.
Marrëveshja do të thotë se:
- Asnjë tarifë nuk do të aplikohet për mallrat e njëri-tjetrit kur ato kalojnë kufijtë e njëri-tjetrit;
- Nuk do të ketë kufizime në sasinë e gjërave që mund të tregtohen mes njëri-tjetrit.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se marrëveshja mbulon përafërsisht tregti me vlerë 668 miliardë pound në 2019.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen tha se rregullat e konkurrencës – të hartuara për të parandaluar që njëra palë të fitojë një avantazh të padrejtë – “do të jenë të drejta”.
Ajo tha se Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Europian ‘do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në të gjitha fushat me interes të përbashkët, duke përfshirë gjëra të tilla si ndryshimi i klimës, energjia, siguria dhe transporti’.
Sidoqoftë, pavarësisht marrëveshjes, do të ketë disa kontrolle të reja kufitare – kështu që bizneset do të duhet të jenë të gatshëm për ndryshimet.
Po ashtu, MB nuk do të marrë pjesë në programin e shkëmbimit Erasmus për studentët.
Ka shumë detaje që ende mbeten për tu zbardhur dhe mund të duhet pak kohë për të kuptuar plotësisht se çfarë ndikimi do të ketë marrëveshja për jetën e përditshme, duke përfshirë shkuarjen me pushime ose studimet në BE-në në të ardhmen.
Sa e rëndësishme është kjo marrëveshje?
BE-ja është partneri më i afërt dhe më i madh tregtar i MB-së, kështu që arritja e një marrëveshjeje ishte me shumë rëndësi.
Kur Britania e Madhe ishte në BE, kompanitë mund të blinin dhe shisnin mallra përtej kufijve të BE-së pa paguar tarifa. Pa marrëveshje, bizneseve do t’u duhej të fillonin të paguanin këto taksa, të cilat do t’i shtonin shumë kostot.