A po hapen listat, çfarë përmbajnë ndryshimet kushtetuese?

Nga Exit News
A po hapen listat, çfarë përmbajnë ndryshimet kushtetuese?

Kuvendi vendosi sot të ndryshojë Kushtetutën, për të hapur ndaj votës së qytetarëve listat partiake për deputetë, çfare ka ngjallur debat në opinionin publik.

Por pas miratimit ndryshimeve janë krijuar paqartësi nëse zgjedhësit do të kenë vërtetë mundësi për të votuar kandidatët.

Exit News sjell më poshtë në mënyrë të përmbledhur sqarime në lidhje me ndryshimet e propozuara.

Dy të tretat e kandidatëve për deputetë zgjidhen nga votuesit

Aktualisht, kandidatët për deputetë të një partie renditen në listë nga i pari tek i fundit nga partitë. Zgjedhësit votojnë vetëm për partinë politike dhe nga lista e paraqitur paraprakisht nga partia përkatëse caktohen deputetët duke filluar nga i pari në listë, në varësi të pjesës së votave që ka marrë partia.

Ndryshimet e miratuara përcaktojnë se listat e deputetëve të jenë të hapura, pra që partitë thjesht caktojnë përmbajtjen e listës së kandidatëve por renditjen e tyre, pra se kush prej tyre mund të marrë vendet që partia fiton në Kuvend e caktojnë zgjedhësit me votë. Sipas këtij parimi, zgjedhësist përveçse votojnë për partinë, zgjedhin nga lista e partisë kandidadatët që preferojne, zakonisht lejohet të zgjedhësh tre kandidatë nga lista.

Në fund të votimit kandidatët e çdo partie renditen sipas numrit të votave që kanë marrë.

Por duket se shumica socialiste nuk preferon hapjen e plotë të listave: ndryshimet e miratuara në komisionin e ligjeve përcaktojnë se votimit të zgjedhësve i nënshtrhen të paktën dy të tretat e listës.

Kjo do të thotë se deri në një të tretën e kandidatëvë në lista do të vendosen nga partia.

Kjo do të thotë se partitë politike kanë të drejtë të vendosin renditjen në lista deri të 47 kandidatëve për deputetë, ndërsa pjesa tjetër i takon votuesve.

Ky parashikim do të detajohet në Kodin Zgjedhor, ku ekzistojnë mund të mbahet ky parashikim prej dy të tretash ose të vendoset që e gjithë lista të jetë e hapur, pra votuesit të zgjedhin mes 140 deputetët.

Në rast se në Kodin Zgjedhor do të vendoset që do të mbahet një e treta e listës e mbyllur, kjo gjë me gjasa nuk do të ketë ndikim te partitë e mëdha.

zgjedhjet e vitit 2017, PS ka marrë 74 mandate, PD 44 mandate kurse LSI ka marrë 19 mandate.

Në rastin e LSI, parashikimi se një e treta e listës do jetë e mbyllur, do të thotë se e lista fituese do të vendoset sërish nga kryetari i partisë dhe parashikimi se dy e treta e listës është e hapur do të jetë fiktiv.

Edhe në rastin e PD-së, kryetari i partisë do të vendosë pothuajse të gjithë kandidatët në listën fituese—në varësi të votave mundet që zgjedhësit të përcaktojnë një deri në dy kandidatë.

Ky parashikim prek vetëm PS, ku votuesit do të kenë mundësi të përcaktojnë tre deri në katër deputetë në çdo qark.

Megjithatë ky parashikim do ketë ndikim tek partitë e reja që krijohen, pasi i mundëson atyre të rendisin kandidatët në bazë të votës së zgjedhësve.

Çështja e koalicioneve

Sipas projektligjit, kandidati për deputet do të propozohet nga partitë politike ose nga zgjedhësit. Aktualisht parashikohet se kandidati për deputet mund të propozohet nga partitë politike, koalicionet dhe zgjedhësit.

Kjo nuk sjell automatikisht ndalimin e koalicioneve, por ia lë Kodit Zgjedhor rregullimin e tyre. Kështu mundet që Kodi Zgjedhor të ndryshojë mënyrën e formimit të koalicioneve.

Aktualisht parashikohet që partitë në koalicion hartojnë në mënyrë të pavarur listat e tyre, kjo gjë mund të ndryshojë duke vendosur se partitë në koalicion mund të dalin në zgjedhje në një listë të vetme.

Në një artikull të mëparshëm Exit argumentoi se e drejta e koalicioneve nuk është një e drejtë kushtetuese dhe se për të rregulluar mënyrën e funksionimit të tyre nuk është e nevojshme ndryshimi i Kushtetutës, por i Kodit Zgjedhor.

Ndarja e Shqipërisë në rajone

Me ndryshimet e miratuara Shqipëria do të ketë një ndarje të re administrative—do të ndahet në rajone.

Projektligji i miratuar në Komision përcakton se Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të cilët zgjidhen sipas sistemit proporcinal me konkurim rajonal.

Siç Exit ka shpjeguar në një artikull të mëparshëm, Shqipëria është e ndarë në 61 bashki dhe 12 qarqe. Kjo do të kërkojë ndryshimin e ligjin për ndarjen e territoriale dhe Kodin Zgjedhor.

Megjithatë mungon një relacion ku të sqarohen pikat e mëposhtëme:

  1. Kuptimi i rajonit.
  2. Numri i rajoneve do të ndahet Shqipëria dhe përcaktimin e tyre.
  3. Përcaktimi i nëndarjeve të rajoneve, pra sa bashki apo qarqe do të përfshijë një rajon.

Ndërkohë çështja e pragut kombëtar do të përcaktohet në Kodin Zgjedhor. Aktualisht pragu për të hyrë në parlament është 3 përqind.

1 koment

  1. arseni 17 Korrik, 2020 në 2:44 pm

    e kemi gabim llogarise. nqs 1/3 vendosen nga kryetari do te thote 140/3 nga ps dhe 140/3 nga pd vendoen nga kryetari . Pra 47 nga Ps , 47 nga PD dhe deri ne 47 nga LSI e me rradhe . Me kete formule reth 100-110 deputete do te zgjidhen nga kryetaret. Vetem, 30 deputete do te jene gjoja nga poopulli.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme