Testimi serologjik mat sasinë e antitrupave në gjak ndaj koronavirusit.
Ky testim tregon nëse qytetari e ka kaluar virusin apo jo.
Por testimi nuk tregon nëse personi është i infektuar në ato momente. Trupit të njeriut i duhen 1-3 javë nga momenti i shërimit, që të prodhojë antitrupa ndaj virusit.
Në një informacion të shpërndarë në media, Ministria shpjegon se testimi nuk tregon nëse personi është i sëmurë në momentin e kryeres.
Testimet serologjike do të ofrohen në Shqipëri nga institucione shëndetësore jopublike.