Çifti në Durrës u arrestua për kundërshtim të policisë, dhe jo thyerje të karantinës

Nga Exit News
Çifti në Durrës u arrestua për kundërshtim të policisë, dhe jo thyerje të karantinës

Gjykata e Durrësit ka lënë në arrest shtëpie një çift, pasi kundërshtuan disa punonjës policie. Sipas Balkan Web çifti nga Durrësi u arrestuan gjatë kohës që kishin dalë për të bërë pazar.

Prokurori i çështjes kërkoi burg për bashkëshorten Oksana Papajorgji, pasi goditi një punonjëse të policisë. Ballkan Web raporton se çifti qëndroi tre ditë në paraburgim.

Kodi Penal parashikon se kundërshtimi i punonjësve të policisë dënohet me gjobë ose burgim deri në një vit. Javën e kaluar qeveria propozoi ndryshime në Kodin Penal, në lidhje masat e kufizimit të lirive nën epidemi dhe ndëshkimin me burg për shkeljet e tyre.

Aktualisht me akt normativ, qeveria ka gjobitur me nga 700 mijë lekë çdo qytetar që ka ardhur nga jashtë shtetit dhe nuk është vënë në karantinë në kushte shtëpie.

Njësoj me gjoba nga 10 mijë lekë deri në 1 milionë lekë janë gjobitur qytetarët që nuk kanë respektuar kufizimet e lëvizjes dhe aktivitetit ekonomik, ndërsa atyre që kanë lëvizur me makina përtej orareve u është bllokuar patenta dhe makina.

Dy javët e fundit të marsit, policia e shtetit gjobiti me 340 mijë euro mbi 2 000 qytetarë ndërsa rreth 700 të tjerëve u ka bllokuar makinat.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>