Për herë të parë pas vendosjes së Republikës Federale të Gjermanisë, një parti në të djathtën ekstreme, AfD (Alternative for Germany), ka hyrë në Bundestagun gjerman. AfD fitoi 12.6 përqind të vendeve në vendet e parlamentit, rreth 98 vende në parlament. Përvec retorikës populiste, opinionistët shprehen se një element i rëndësishëm në fitoren e saj ka qënë edhe fushata e bërë në median sociale.
Washington Post shkruan se nga vëzhgimi i llogarive në rrjetet sociale të partive, AfD angazhoi më shumë njërëz dhe publikimet e saj ishin më të klikuarat.
Grafiku i mëposhtëm tregon numrin mesatar të “pëlqimeve” në postimet e partive kryesore në zgjedhjet e shtatorit.
Duke nisur nga janari, postimet e Facebook-ut të AfD-së mesatarisht morën rreth 3,500 pëlqime për post, pothuajse dyfishin e partisë së dytë më tëmadhe në vend CSU-së, që ka marrë mesatarisht 1,900 pëlqime.
Ndërsa, CDU, partia e Kancelares Merkel, e cila fitoi zgjedhjet, online nuk angazhoi shumë qytetarë.
Ajo që vihet re në postimet e partisë nacionaliste është se materialet e publikuara që kanë marrë më shumë reagime nga qytetarët janë ato me tituj, foto apo përmbajtje të forta emocionale.
Gjithnjë e më tepër përdorimi i rrjeteve sociale për të mobilizuar njërëzit po përdoret nga partitë politike në fushata zgjedhore, në veçanti janë partitë e krijuara së fundmi, si nacionalistja AfD tëcilat po rezultojnë të suksesshme.