Cilat janë pasojat afatgjata të Covid-19?

Nga Exit News
Cilat janë pasojat afatgjata të Covid-19?

Vështirësia në frymëmarrje, kolla e fortë nxitëse dhe debulesa janë disa nga simptomat e pacientëve që vuajnë nga post Covid ose Covidi i gjatë, sqaroi profesoresha Silva Bala, shefe e klinikës së Pneumologjisë në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ për Report Tv, të enjten.

“Këtu në spitalin “Shefqet Ndroqi, nuk ka të shtruar me COVID -19. Por janë të shumtë ata që kërkojnë ndihmë për pasojat pas kanë kaluar virusin.Bëhet fjalët për pacientë me post dhe long covid, ose covid i gjatë. Mbartin simptoma të COVID-it ku më të shpeshta janë vështirësia në frymëmarrje, është kolla e fortë nxitëse, është debulesa që këto pacientë kanë dhe nga ndryshimet anatomike të mushkërive është fibroza e cila është pasoja mbetëse e pneumonisë së COVID-19 te këto pacientë, u shpreh mjekja.

Në këtë spital po trajtohen rreth 15 pacientë me këto problematika. Ata, sipas doktoreshës janë të “moshës 50 vjeç dhe lartë. Janë ato pacientë të cilët trashëgojnë sëmundje të kaluara pra janë diabetikët, të sëmurët kardiak, anemikët, pra pacientë të cilët COVID i ka rënduar në klinikën e tyre sepse i ka gjetur edhe me një sëmundje tjetër pararendëse”.

“Këto pacientë i rrezikon mbivendosja e infeksioneve bakteriale. Pra një pneumoni e mbivendosur mbi mbeturinat e një pneumonie post COVID, në periudhën long dhe post COVID, një emboli pulmonare, bëhet rrezikprurëse për jetën e tyre. Ka plot pacientë që kanë mbetur me probleme të ngushtimit të rrugëve ajrore, pra me fillimin e një sëmundje të shpeshtë që ne e njohim që është astma bronkiale”, shtoi mjekja.

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>