Cilat janë profesionet më të kërkuara pas pandemisë?

Cilat janë profesionet më të kërkuara pas pandemisë?

Koronavirusi pati një ndikim të madh në të gjitha aspektet e jetës, përfshirë edhe punësimin. Ekonomia po ndryshon — disa sektor po zhvillohen më shumë e disa të tjerë po falimentojnë.

Sipas të dhënave të fundit të punësimit në Britani, pavarësisht rrijtes së numrit të të papunëve, disa sektorë po lulëzojnë duke rritur kërkesat për punësim. Kështu, sektorët që po zhvillohen janë:

Teknologji dhe digjitalizim

Sektorët e teknologjisë po zhvillohen shumë. Kërkesat për inxhinierët e zhvillimit të rrjetit, specialistë të sigurisë kibernetike, tregtia online dhe drejtuesit e proceseve të automatizuara në fabrika janë rritur ndjeshëm në këtë periudhë.

Magazinierë dhe shpërndarës furnizimesh

Që prej fillimit të izolimit në mars, të gjitha kanë blerë më shumë oline, dhe kjo ka sjellë rritjen e kërkesës për të punësuar njerëz në këtë sektor.

Amazon ka punësuar më shumë se 15 mijë punonjës me kohë të plotë dhe kohë të pjesshme vetëm në Britani, në magazinat e mëdha të furnizimit, në zyrat e procesimit të porosive dhe në rrjetin e logjistikës.

Supermarketet / dyqanet ushqimore

Me mbylljen e restoranteve, pjesa më e madhe e popullsisë ka gatuar në shtëpi. Kjo ka sjellë më shumë blerje në dyqanet ushqimor.

Vetëm në britani supermarket kanë punësuar me kohë të plotë në total më shumë se sa 50 mijë punonjës gjatë kohës së izolimit.
Shoferët e kamionëve

Sipas një studimi të zyrës britanike të punës, ka një kërkesë në rritje për shoferë për kamionë të mëdhenj të furnizimit të ushqimeve. Gjithashtu ëshët rritur edhe kërkesa për mekanik kamionësh.

Kompanitë e pastrimit

Kompanitë e pastrimit u goditën shumë gjatë periudhës së pandemisë, sepse ata nuk lejoheshin të shkonin në banesat e klientëve. Por me haojen e ekonomisë, ne veçanti në korrik, kërkesa për shërbimin e pastrimti është rritur, sipas BBC.

Përveç rritjes së kërkesës për pastrimin e banesave është rritur edhe kërkesa për pastrimin e zyrave. Kështu pas daljes nga izolimi komapnitë e pastrimti kanë punësuar më shumë se sa 10 mijë punonjës.

Bizneset që kanë rritur më shumë kërkesat për punonjës të pastrimit janë supermarketet, shkollat dhe vendet e pushimit.
Sipas shoqatës britanike të pastruesve ka pasur një rritje të kërkesës në sektor, në vecanti në shëndetësi dhe në ambjetet publike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>