Cilat vende po zbatojnë vaksinimin e detyrueshëm?

Nga Exit News
Cilat vende po zbatojnë vaksinimin e detyrueshëm?

Disa vende në botë përfshirë Australinë, Francën, Anglinë dhe Uellsin kanë vendosur vaksinimin të detyrueshëm për punonjësit e kujdesit shëndetësorë, përfshirë ata që punojnë në shtëpit e të moshuarve.

Franca ishte një ndër vendet e para që vendosi vaksinimin e detyrueshëm për punonjësit e shëndetësisë këtë verë. Pas saj renditet Greqia, e cila i bëri vaksinimet të detyrueshme për personelin e shtëpive të të moshuarve në korrik dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor nga shtatori.

Të hënën, Greqia gjithashtu vendsoi testimin e detyrueshëm javor me pagesë për punonjësit e sektorit publik dhe privat,  të cilët nuk kanë një certifikatë vaksinimi, për tu paraqitur në punë.

Në Kanada qasja ka qenë e ndarë, British Columbia njoftoi në mes të gushtit vaksinimin e detyrueshëm për Covid-19 për të gjithë personelin që punon në shtëpitë e kujdesit afatgjatë.

Italia ka dekretuar vaksinimin për punonjësit e shëndetit, përfshirë farmacistët. Ata të cilët nuk janë të vaksinuar mund të përballen me pezullim pa pagesë për pjesën tjetër të vitit.

Ndërsa SHBA-të kanë vendosur vaksinim të detyrueshëm për punonjësit federalë si dhe punonjës të kompanive më të mëdha se 100 punonjës.

Kërkesat e reja kapin rreth 17 milion punonjës të kujdesit shëndetësor, si dhe edukatorë në shkolla dhe programe të drejtuara nga federata.

Biden gjithashtu u ka bërë thirrje guvernatorëve që të kërkojnë vaksinime për punonjësit e shkollës. Gjithsej midis 80-100 milion njerëz do të preken nga rregullat e reja, të cilat do të zbatohen sipas legjislacionit për shëndetin në punë.

LEXO  Përditësimi 8 maj: 89 raste të reja e 3 viktima nga Covid-19

Punonjësit e Shërbimit Postar të SHBA, ende nuk janë përfshinë në urdhrin ekzekutiv të Biden.

Ndërsa, Los Anxhelos ka urdhëruar vaksinimin kundër Covid-19 për nxënësit e moshës 12 vjeç e lart.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme