Gjyqtarët e apelit që do vendosin masën ndaj Luan Dacit

Nga Exit News
Gjyqtarët e apelit që do vendosin masën ndaj Luan Dacit

Nure Drini, Nertina Kosova dhe Dhimitër Lara janë gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme të Apelit, të cilët do të gjykojnë çështjen e anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci.

Burime për Exit pohojnë se kjo është trupa gjykuese që do të gjykojë ankimin e Dacit ndaj masës së sigurisë, pezullim nga detyra. Seanca për Dacin do të zhvillohet me 5 qershor.

Luan Daci, anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ankimoi vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga puna, për shkak të akuzave për falsifikim dokumentesh.

Luan Daci akuzohet nga SPAK për fallsifikim dokumentash. Ai ka fshehur shkarkimin nga detyra e gjyqtarit në vitin 1997 nga dosja e aplikimit për komisioner të KPA-së. Më 20 maj, Gjykata e Posaçme e pezulloi atë nga detyra.

Më 25 maj, KPA pezulloi shqyrtimin e çështjeve ku anëtarë i trupës gjykuese është Luan Daci, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme